MZHR merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Programit Interreg Evropë në Arnhem, Holandë

Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temën: “Veprim bashkëpunimi, njohuri të përbashkëta drejt ndikimit të madh”, e cila u mbajt më datat 5 dhe 6 qershor 2025 në Arnhem të Holandës, dhe u organizua nga Programi Interreg Evropë përmes projektit Interact.

MZHR u përfaqësua nga z. Arbnor Sadiku, Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, dhe z. Hashim Ibishi, Zyrtar për Koordinim të Zhvillimit Rajonal.

Konferenca u fokusua në tema ndër-sektorale dhe komplekse, me theks të veqantë në rëndësinë e dialogut, shkëmbimit të njohurive dhe koordinimit të burimeve financiare në projekte të ndryshme. U diskutua domosdoshmëria për të harmonizuar financimin dhe për të krijuar sinergji mes aktorëve të ndryshëm në nivel makro-rajnoal dhe trans-regjional.

Në përmbyllje të konferencës, u theksua se bashkëpunimi rajonal, trans-nacional dhe ndër-kufitar përbën një rrugë të domosdoshme që duhet ndjekur nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në programet Interact dhe Interreg Evropë.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors