MZHR merr pjesë në Takimin e tretë të Kolegjiumit të Planifikimit Hapësinor i vitit 2023 i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovë

Përfaqësueset nga MZHR-së znj Shyhrete Kastrati – Drejtoresh e DPASER dhe znj.Blinda Bytyçi – Konsulte për zhvillim socio-ekonomik, më datë 06.12.2023 morën pjesë në takimin e tretë të Kolegjiumit për Planifikimit Hapësinor i vitit 2023, i organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosova në kuadër të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, u përmbyll sot me sukses, me përfaqësues nga komunat e Kosovës!

Përfaqësueset e Ministrisë e Zhvillimit Rajonal prezantuan draft-analizën e investimeve kapitale për vitin 2022, së bashku me gjetjet e saj. Ky prezantim inicioi diskutime të thella ndërmjet komunave dhe ministrisë në lidhje me shpërndarjen e projekteve të investimeve kapitale nëpër rajone, fondet dhe sektorët si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Ekonomisë, Përfaqësuesit nga Instituti për Planifikim Hapësinor dhe Drejtor të Drejtorive komunale për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor .

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors