MZHR mori pjesë në konferencën e organizuar nga programi trans-nacional Adrion me temën “ Së bashku për një rajon të qetë Adriatiko-Jonian” –

Me datë 07.12.2021 Ministria e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në video-konferencën me temë“ Së bashku për një rajon të qetë Adriatiko-Jonian” –   me zyrtarët e Sekretariatit të Përbashkët (Joint Secretariat) Adrion, ku  disa nga temat që u sqaruan gjatë kësaj konference ishin, si në vijim: 

1. Prezantimi i Programit Adrion, Komiteti i Monitorimit, Zbatimi i Programit, praktikat më të mira;

2. Thirrjet për Propozime të Projektit (Dokumentet e thirrjes, modalitetet e thirrjeve, krijimi i projektit;

3. Zbatimi i Programit Adrion (modalitetet e zbatimit);

Në këtë video-konferencë të organizuar programi trans-nacional Adrion, nga MZHR morri pjesë z. Arbnor Sadiku Zv. Drejtor i Departamentit për Koordinim të Politikave dhe Integrime Evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors