MZHR në bashkëpunim me AZHR-Qendër mbajti takimin me komunat e rajonit zhvillimor Qendër, lidhur me prezantimin e dokumentit “Strategjia për Zhvillim Rajonal”

Gjatë fjalës hyrëse z. Fikrim Damka,  Ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, potencoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në vazhdën e punës së saj ka arritur progres në aspektin e hartimit të politikave dhe dokumenteve strategjike, si  hartimi dhe miratimi i “Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030” e miratuar më datë 26.02.2021 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe ka  filluar e punën për themelimin e grupit punues për hartimin e “Ligjit për Zhvillim Rajonal”. 

Gjithashtu zv. Sekretari i MZHR-së z. Besim Kamberaj theksoi se MZHR, marrë parasysh mandatin e saj ligjor ka vazhduar me realizimin e aktiviteteve të shumta në funksion të planifikimit dhe promovimit të zhvillimit rajonal të balancuar, në Kosovë. Po ashtu përfaqësuesit e komunave të rajonit Qendër diskutuan për dokumentin, të cilët shprehën gatishmërinë e bashkëpunimit si dhe kërkuan nga MZHR përkrahjen e projekteve që kanë karakter ndër-komunal dhe rajonal, me qëllimin kryesor stimulimin e zhvillimit ekonomik të barabartë.

Dokumentin Strategjia për Zhvillim Rajonal, para të pranishmeve e shpalosi z. Arbnor Sadiku – Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane, në MZHR,  i cili potencoi se dokumenti “Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020-2030”, pasqyron sfidat, problemet dhe ngecjet në Kosovë,  në fushën e zhvillimit rajonal që duhen adresuar me qëllim të nxitjes së politikave të zhvillimit të barabartë ekonomik midis rajoneve zhvillimore ekonomike të Kosovës.

Në takim morën pjesë edhe znj, Mrika  Macula udhëheqëse e AZHR Qendër, si dhe përfaqësuese të shoqërisë civile në rajonin zhvillimor Qendër.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors