MZHR priti në takim përfaqësuesit e UNDP-së

Në vazhdën e takimeve me donatorë dje u mbajt edhe takimi i radhës në mes të MZHR-së dhe UNDP-së, më datë 12.07.2022, z. Besim Kamberaj- zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal me bashkëpunëtor  priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së, ku temë kryesore e këtij takimi  ishte bashkëpunimi në të ardhmen në projektet që kanë impakt në zhvillimin ekonomik rajonal të balancuar duke përfshirë këtu edhe agjendën e gjelbër.

Z. Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së falënderoi përfaqësuesit nga UNDP-së, me ç ‘rast potencoi se Ministria është e gatshme të bashkëpunojë me UNDP lidhur me projektet që kanë impakt dhe ndikim të dukshëm në zhvillimin socio-ekonomik rajonal në vend si dhe në zhvillimin e dokumenteve përmes ofrimit të ekspertizës.

Përfaqësuesja e Zyrës së UNDP-së në Kosovë znj. Valbona Gazideda shpjegoi detajet e aktiviteteve dhe programeve të cilat është duke i implementuar Zyra e UNDP-së në Kosovë dhe po ashtu shprehi gatishmërinë të bashkëpunoj edhe me MZHR-në në të ardhmen, ky bashkëpunim pritet të formalizohet së shpejti përmes një marrëveshje bashkëpunimi  midis MZHR-es dhe UNDP-së. Ma tej zyrtaret e UNDP-së prezantuan para zyrtareve të MZHR-së programet të cilat është duke implemtuar UNDP aktualisht në Kosovë për gjatë vitit 2022 si : Urban Noma, Projekti Premtim për Klimën, si dhe Masat e Vetëpunësimit;

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors