MZHR priti në takim përfaqësuesit e UNICEF-it

z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së falënderoi përfaqësuesit nga UNICEF-i, me ç ‘rast potencoi që implementimi i Planit të Veprimit në mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë do krıjoj mundësi për punësimi për të rinjtë, po ashtu shprehi gatishmërinë që Ministria është e gatshme të bashkëpunojë lidhur me këtë çështje e cila do të ndikoj dukshëm në zhvillimin socio-ekonomik rajonal në vend.

Përfaqësuesi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë z.Dren Rexha shpjegoi detajet e aktiviteteve dhe programeve të cilat është duke i implementuar Zyra e UNICEF-it, në Kosovë.

Të dyja palët u pajtuan që në këtë javë të fillojnë me implementimin e “Planit të Veprimit” me objektivat dhe aktivitetet e bashkëpunimit në mes të MZHR-së dhe Zyrës së UNICEF-it, në Kosovë

Në takim morën pjesë: z.Besim Kamberaj –zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, z.Arbnor Sadiku – Udhëheqës i Udhëheqës i Divizionit të Integrimeve Evropiane, përfaqësuesit nga ana e UNICEF-it z.Dren Rexha dhe z.Laurat Raca.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors