MZHR realizon Punëtorinë me drejtorët komunal për zhvillim ekonomik të rajonit zhvillimor Lindje

Kjo punëtori, kishte për qëllim finalizimin e dokumentit “Profilet Rajonale – Lindje”, e cila u organizua me përkrahjen e AZHR Lindje.

Udhëheqësja e Divizionit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, znj. Vjendita Avdiu Musliu, falënderojë të pranishmit për prezencën e tyre si dhe i njoftoj në përgjithësi mbi qëllimin e takimit dhe rëndësinë e dokumentit “Profilet Rajonale”.

Në këtë takim, u prezantua drafti i dokumentit për profilin e rajonit Lindje, si dhe të pranishmit dhanë kontributin e tyre, përmes komenteve dhe paraqitjes së të dhënave statistikore të komunave që përfaqësojnë.

Në fund, përfaqësuesit e komunave të lartshënuara, u zotuan se do ti japin komentet e tyre në draft edhe me shkrim, si dhe do të bashkëpunojnë me MZHR-në për finalizimin e këtij dokumenti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors