MZHR realizon vizitë në AZHR Perëndim për koordinimin e politikave dhe identifikimin e projekteve rajonale

Në kuadër të përforcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve për zhvillimin rajonal të balancuar, znj.Kreshnike Arifi – Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal realizoj një vizitë në ambientet e Agjencisë për Zhvillim Rajonal Perëndim (AZHR Perëndim) ku u prit nga z. Sokol Luta, Drejtor i AZHR Perëndim.

Gjatë takimit u diskutuan temat kryesore lidhur me aktivitetet dhe punët aktuale të AZHR Perëndim, duke përfshirë rifunksionalizimin e bashkëpunimit me Zyrën e Bashkimit Evropian, si dhe përgatitjet për themelimin dhe riformatimin e Agjencisë për Zhvillim Rajonal në Qendra të Zhvillimit Rajonal (QZHR).

Një fokus i veçantë iu kushtua promovimit të thirrjeve publike të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), me theks të veçantë te thirrja për Nën-Masën 2.1, që synon mbështetjen financiare për veprimtaritë zejtar.

Gjithashtu, në takim u trajtuan edhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimin rajonal dhe koordinimin ndërinstitucional për zbatimin e projekteve me ndikim të gjerë në rajonin Perëndim dhe Jug-Perëndim.

Pjesëmarrës në takim ishin z. Sokol Luta, Drejtor i AZHR Perëndim dhe znj. Hana Pula, Koordinatore e projekteve, ndërsa nga MZHR ishte znj. Kreshnike Arifi, Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors