MZHR viziton dy komunat e Rajonit Zhvillimor Lindje: Komunën e Ferizajt dhe Komunën e Gjilanit

Në komunat në fjalë, përfaqësuesit e MZHR-së u pritën nga drejtorët për zhvillim ekonomik dhe drejtorët për kulturë rini dhe sport. Përfaqësuesit e MZHR-së, prezantuan para komunave aktivitetet në realizim dhe vizionin për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, në funksion të avancimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar. Nxitja e komunikimit të komunave brenda rajoneve zhvillimore me qëllim të identifikimit të ideve dhe projekteve të përbashkëta me impakt ekonomik rajonal dhe koordinimit të aktiviteteve në fushën e zhvillimit rajonal, ishte gjithashtu një ndër temat e diskutimit në takim. Në këtë kuadër, përfaqësuesit e MZHR-së, prezantuan edhe bashkëpunimet që MZHR ka me donatorë dhe aktiviteteve që do të realizohen në periudhën në vazhdim, për përkrahjen e bizneseve mikro dhe të vogla, në ndërtimin e kapaciteteve të tyre. Përfaqësuesit e komunave: Ferizaj dhe Gjilan, vlerësuan lartë vizitën dhe përkrahjen e MZHR-së për komunat, të realizuar qoftë përmes investimeve kapitale apo subvencioneve dhe granteve për biznese.

Nga diskutimet që u realizuan ndërmjet palëve, u evidentuan një mori e aktiviteteve të cilat mund të realizohen përmes bashkëpunimit të komunave të rajonit zhvillimor Lindje dhe MZHR-së. MZHR dhe përfaqësuesit e dy komunave në fjalë të rajonit zhvillimor Lindje, u dakorduan për vazhdimin e komunikimit qoftë edhe me përfshirjen e më shumë komunave të këtij rajoni, me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimeve të cilat kontribuojnë në zhvillimin socio – ekonomik të këtij rajoni zhvillimor.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors