MZHR viziton Zonën Ekonomike “Parku Teknologjik” në Shtime

Me këtë rast, përfaqësuesit e MZHR-së dhe të bizneseve që funksionojnë në kuadër të zonës, diskutuan lidhur me vështirësitë dhe mangësitë e funksionimit të tyre, si dhe identifikuan nevojat që kanë këto biznese për përkrahje në të ardhmen. Përfaqësuesit e MZHR-së, plotësuan edhe disa pyetësorë me përfaqësues të bizneseve, të cilët përmbajtën pyetje që ndërlidhen me ambientin e të bërit biznes në kuadër të zonës.

Pas realizimit të Planit të vizitave, MZHR do të vazhdojë me hartimin e një Analize përmbledhëse të gjendjes së funksionimit të zonave ekonomike dhe e cila do ti paraprijë zhvillimit të politikave dhe programeve të MZHR-së për përkrahje të këtyre zonave në vitet në vijim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors