Në kuadër të takimeve zyrtare në Ankara, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka së bashku me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë znj.Rozeta Hajdari, u takuan me ministrin e Tregtisë në Turqisë z.Mehmet Muş.

 

Në takimin e zhvilluar në një atmosferë miqësore, u diskutua për hapat që do të ndërmerren në fushën e tregtisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

U theksua se tregtia mes dy vendeve është rritur me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për tregtinë e lirë si dhe hartimi i një udhërrëfyesi që duhet ndjekur, për të rritur eksportet e Kosovës në Turqi që do të ishte me përfitim të ndersjellë.

Temat kryesore të takimit ishin;

-Të aktiviziohet komiteti i përbashkët ekonomik,

-Të shpeshtohen takimet mes dy palëve që të rritet produktiviteti,

-Takimi i komitetit të përbashkët të marrëveshjes së tregtisë së lirë, si dhe,

-Vlerësimi i produkteve në kuadër të marrëveshjes së tregtisë së lirë.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors