OJQ ” DARDANAPRESS”, e mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal “MZHR”, ka realizuar trajnimin me temën: ”Mundësia e rritjes të investimeve në Komunën e Kamenicës”

Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR. OJQ  “DARDANAPRESS”, me datën 19.07.2023, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar debatin me temën: Mundësia e rritjes të investimeve në Komunën e Kamenicës.

Ky debat është mbajtur në sallën e K. Komunal dhe është organizuar në bashkëpunim me komunën e Kamenicës dhe është përfaqësuar nga Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, znj. Burbuqe Leka, e cila i ka njoftuar të pranishmit për veprimet në vazhdimësi që po i ndërmerr komuna me qëllim të krijimit të mundësive rritjes të investimeve në Komunën e Kamenicës.
Moderuesi trajnimit ishte Konsulenti i OJQ-së “DARDANAPRESS”, z. Durim Biqkaj.

Ky aktivitet është monitoruar nga përfaqësuesi i MZHR-së  z. Shani Hamitaga.

Bashkangjitur gjeni disa foto të realizuara me datën 19.07.2023.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors