OJQ Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime “iCHAD”, i mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal “MZHR”, ka realizuar trajnimin me temën: ”Promovimi i zhvillimit socio–ekonomik rajonal dhe ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e ndërmarrësisë“ në Komunën e Lipjanit.

Në kuadër të implementimit të projekteve nga “THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJE FINANCIARE TË PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-ve NË AVANCIMIN E ZHVILLIMIT SOCIO-EKONOMIK RAJONAL TË BALANCUAR. OJQ  “iCHAD”, me datë 12.09.2023, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal”, ka organizuar debatin me temën: ''Promovimi i zhvillimit socio – ekonomik rajonal dhe ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e ndërmarrësisë”  në Komunën e Lipjanit.                                                                                                                                             

Ky trajnim është organizuar edhe në bashkëpunim me komunën e Lipjanit dhe është mbajtur në sallën e K. Komunal, si dhe është përfaqësuar nga Zëdhënsja e Komunës, znj. Hyra Bytyqi, e cila i ka njoftuar të pranishmit për veprimet në vazhdimësi që po i ndërmerr komuna me qëllim të krijimit të mundësive të rritjes të investimeve në Komunën e Lipjanit dhe mundësisë së punësimit.

Moderues dhe ligjerues sa i përket qëllimit dhe objektivave të këtij trajnimi, ishte Drejtori  Ekzekutiv i i OJQ, „iCHAD" z. Besmir Kokollari.

Ligjerues lidhur me materjen e organizimit të këtij trajnimi ishte, Bashkëpunëtori i OJQ-së “iCHAD”, z. Burim Gruga.

Aktivitet është monitoruar nga përfaqësuesi i MZHR-së  z. Shani Hamitaga.

Bashkangjitur gjeni disa foto të realizuara me datën 12.09.2023.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors