Përfaqësuesit e dy palëve në takim, prezantuan programet të cilat i kanë në fazë të realizimit, si dhe idetë dhe planet për realizim në të ardhmen, në funksion të avancimit të zhvillimit socio – ekonomik rajonal. MZHR dhe USAID, pas diskutimit të temave dhe fushave të bashkëpunimit, u dakorduan për realizimin edhe të takimeve tjera me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit, në projekte specifike në funksion të përkrahjes së sektorit privat në Kosovë dhe zhvillimit të politikave strategjike në fushën e zhvillimit rajonal.
