Përfaqësuesit e MZHR-së Vizituan Komunën e Suharekës dhe Komunën e Prizrenit

Temë e takimeve ishte informimi lidhur me lansimin e Skemës së Granteve -Programi i Zhvillimit Rajonal të Balansuar që ka për qëllim të kontribuojë në krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomik rajonal të qëndrueshëm në të gjitha rajonet ekonomike të Kosovës dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik, mjedisor dhe kulturor të balancuar.

Në këto takime Kryetarët e Komunave si dhe Drejtorët e Drejtorive përkatëse u informuan më hollësisht për Skemën në fjalë, njëkohësisht të njëjtit u inkurajuan që për Komunat e tyre të aplikojnë me projekte konkrete kapitale.

Zv.Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm u falënderuan nga kryetarët e këtyre Komunave për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal me Skemat e PZHRB.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors