Përfundon punëtoria “ Nxitja e Zhvillimit Rajonal të Qëndrueshëm dhe të Balancuar përmes Projekteve të Investimeve Kapitale” e cila u organizua nga Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në partneritet me UN-Habitat Kosovë

Pjesa e dytë e punëtorisë filloj punimet me prezantimet nga z.Arbnor Sadiku-Udhëheqës i Divizionit për Integrime Evropiane dhe Znj. Vjendita Avdiu Musliu – Drejtoreshë e Departamentit për Planifikim dhe Analiza Rajonale Socio-Ekonomike, të cilët prezantuan Strategjinë për Zhvillim Rajonal 2020 -2030, Planin e Veprimit 2020 -2022 dhe Draft- Ligjin për Zhvillim Rajonal. Punëtoria vazhdoi punimet në krijimin e grupeve punuese, grupe të ndara sipas rajoneve zhvillimore në Kosovë. Grupet e krijuara sipas rajoneve vazhduan punimet dhe me pas prezantuan gjendjen aktuale të secilit rajon: duke prezantuar vizionin për të ardhmen, brendimin dhe prioritetet.

Sesioni i dytë i punëtorisë vazhdoi punimet me temën “Si të nxitet zhvillimi rajonal përmes investimeve kapital” , me çrast u realizua një prezantim për Projektet e Investimeve Kapitale nga z.Ylber Citaku- U.D Drejtor për Zhvillim Rajonal në MZHR, dhe më pas z. Sami Stagova – Këshilltar për planifikim hapësinor/urban në UN-Habitat prezantoi Projektet e Investimeve Kapitale –komponenti i Gjelbër.

Sesioni i tretë i punëtorisë vazhdoni me prezantimin ”zhvillimi i Projekteve adekuate të investimeve kapitale që nxitin zhvillimin rajonal, prezantim i bërë nga znj.Besnike Kacani – Këshilltar për planifikim hapësinor/urban ne UN-Habitat . Sesionin e trete vazhduan punimet të ndara në grupe duke kombinuar Rajonet Zhvillimore, grupe e kombinuara identifikuan një projekt kapital të cilat më pas zhvilluan një koncept note për projektin në fjalë. Koncept Nota duhet të jetë në një linjë me karakteristikat, vizionin dhe brendimin e zhvilluar nga grupi, dhe në fund u bë prezantimi i Projektit nga grupet e kombinuara rajonale.

Sesioni i katërt i punëtorisë u realizua duke nxjerrë konkluzionet, rekomandimet dhe hapat që duhet të ndermirën në të ardhmen. Konkluzionet u nxjerrën nga z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së dhe znj.Besnike Kacani këshilltare për planifikim hapësinor/urban në UN-Habitat Kosovë.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors