Përurimi i projektit Pumptruck, projekt ky i bashkefinancuar nga MZHR dhe Komuna e Prizrenit.

Sot më datë 30.10.2021 u bë prerja e shiritit të projektit Pumptruck nga Ministri i MZHR-së z.Damka,  Kryetari i Komunes se Prizrenit z.Haskuka dhe Drejtoresha e Drejtorise se Kulturës znj.Kazazi.

Ministri z.Damka tha se jemi me fat që sot arritëm të bëjmë përfundimin dhe hapjen e këtij projekti i cili eshte i pari i këtij lloji në Kosovë.
Qëllimi i projektit është krijimi i një zone të hapur ku çiklistët të munden t’i realizojnë aktivitetet e tyre sportive e rekreative rrjedhimisht u krijuan kushtet që të rinjtë të merren me rekreacion dhe të jenë të suksesshëm në këto fusha. 
Ministria e Zhvillimit Rajonal është e përkushtuar të mbështes projekte të ngjajshme dhe të reja kapitale të ideuara  nga Komunat, projekte keto që do të ndikojnë në rregullimin e infrastrukturës, krijim të një ambijenti më të mirë për të gjithë dhe zhvillimit socio-ekonomik në përgjithësi.

 

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors