Pjesëmarrja e z. Qerimi në këtë konferencë, bëhet më qëllim të shkëmbimit të përvojave me përfaqësues tjerë të shteteve pjesëmarrëse të BE-së, në fushën e shërbimeve publike të punësimit dhe zhvillimit të politikave efektive për punësimin e të papunëve.
Gjithashtu, modeli i Belgjikës ne fushën e punësimit dhe të zhvillimit rajonal është mjaftueshëm i avancuar, prandaj shkëmbimi përvojave do ndikonte ne aplikimin e modelit më të mirë për Kosovën.

