U mbajt takimi i dytë virtual ndërmjet MZHR-së dhe GIZ-it lidhur me krijimin e mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030

Në takimin e dytë virtual të mbajtur  me datë 21/12/2021 nga MZHR dhe GIZ morën pjesë :  Zv. Drejtori për koordinim të politikave dhe integrime evropiane në MZHR-së z. Arbnor Sadiku. Kurse, nga GIZ, pjesëmarrës ishin: z. Jeton Oruçi, si dhe  znj. Vjollca Behluli përfaqësues të organizatës GIZ si dhe ekspertja ligjore e angazhuar nga GIZ.

Përfaqësuesit  nga dyja institucionet relevante  diskutuan temat për të cilat kryesisht duhet trajtuar në të ardhmen e afërt lidhur me krijimin e mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030, si dhe aktivitetet e planifikuara për këtë periudhë. Temat e diskutuara, ishin: Themelimi i Grupit Punues për krimin e mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030;  Mbajtja e takimit të parë të GP në Janar 2022, lidhur me krijimin e mekanizmave raportues dhe monitorues për dokumentin “Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020-2030”;  Hartimi i një tabele me të dhëna nga Plani i Veprimit i Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030, që do të i shërbej MZHR-së për monitorimin e Strategjisë në fjalë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors