U mbajt takimi i parë virtual ndërmjet MZHR-së dhe GIZ-it lidhur me krijimin e mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030 –

Në takim virtual të mbajtur sot me datë 30/11/2021 nga MZHR dhe GIZ morën pjesë :  Zv. Drejtori për koordinim të politikave dhe integrime evropiane në MZHR-së z. Arbnor Sadiku. Kurse, nga GIZ, pjesëmarrës ishin: z. Jeton Oruçi, si dhe  znj. Vjollca Behluli përfaqësues të organizatës GIZ si dhe ekspertja e angazhuar nga GIZ.

 

Përfaqësuesit  nga dyja institucionet relevante  diskutuan temat për të cilat kryesisht duhet trajtuar në të ardhmen e afërt lidhur me krijimin e mekanizmave për monitorimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030, si dhe aktivitetet e planifikuara për këtë periudhë. Temat e diskutuara, ishin: Krijimi i mekanizmave raportues dhe monitorues për dokumentin “Strategjia për Zhvillim Rajonal 2020-2030”; Themelimi i GP nga MZHR me ministritë e linjës dhe akteret e tjerë; Hartimi i një Plani të punës me detyra konkrete lidhur me vazhdimin e punës lidhur me krijimin e mekanizmat at raportues dhe monitorues për Strategjinë e Zhvillimit Rajonal 2020-2030, etj.

 

Në fund, të dyja palët u pajtuan që të takohen shumë shpejtë ditëve në vazhdim lidhur me diskutimin e mundësive për krijimin e mekanizmave monitorues dhe raportues të dokumentit  “Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2020-2030”.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors