Zëvendësministri i MZHR-së z.Uglari dhe Kryetari i Komunës së Vushtrris z.Idrizi inauguruan fillimin e punimeve për Projektin “Parku rekreativ – Udha e Gurit”

Më datë 12.08.2024, Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Elldin Uglari mori pjesë në fillimin e punimeve për Projektin Projektin “Parku rekreativ – Udha e Gurit”.

Zëvendësministri z.Uglari dhe kryetari komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi vizituan vendin ku inauguruan fillimin e punimeve fillimin e punimeve për Projektin “Parku rekreativ – Udha e Gurit” të bashkëfinancuar nga MZHR dhe komuna e Vushtrrisë në shumën prej 359,717.22 euro dhe është projekt dy vjeçar.

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, z.Elldin Uglari, theksoi që MZHR do të mbetet e fokusuar në mbështetjen e projekteve kapitale që kanë synim zhvillimin socio—ekonomik rajonal në vend .

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë falënderoi MZHR, i cili theksoi që projekti i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, do të ndërtohet komforë normave dhe standardeve dhe rrjedhimisht do të ndikojë indirekt në zhvillimin socioekonomik të komunës.

Zëvendësministri në këtë ceremoni ishte i shoqëruar nga z. Besim Kamberaj – U.D Sekretar i Përgjithshëm, z.Ergin Bunjaku Këshilltar i lartë i ministrit dhe znj.Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors