Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku realizoi vizitë zyrtare në Guci

Më datë 13.02.2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku realizoi vizitë zyrtare në Komunën e Gucisë në Malin e Zi së bashku me z. Sokol Luta- Drejtor i AZHR-së Perëndim ku u pritën nga kryetari i kësaj Komune z. Sanel Baliq, nënkryetari z.Edon Balidemaj, sekretarin për punë inspektuese z. Shaban Prelvukaj dhe këshilltari z. Refik Piroviq.

z. Tafarshiku dhe z. Baliq gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin dy palësh dhe idetë e përbashkëta zhvillimore, krijimit e mundësive me qëllim të zhvillimit të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në mes Kosovës dhe Malit të Zi, pasi që Gucia është vendi kufitar që lidhë tri shtetet e rajonit Malin e Zi me Kosovën dhe Shqipërinë, andaj është e rëndësishme të krijohen mundësi bashkëpunimi që nxisin zhvillimin socio-ekonomik në zonat ndërkufitare të tri shteteve.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors