Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku takoi ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Prof. Petrit Malaj.

Më datë 17.01.2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku takoi ambasadorin ri të Republikës së Shqipërisë Prof. Petrit Malaj.

z. Tafarshiku dhe z. Malaj gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin dy palësh, konkretisht e njoftoi me projektin e "Tregut të përbashkët" Kosovë-Shqipëri, i cili do të filloj të ndërtohet gjatë këtij viti në Gjakovë, për aktivitetet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, projektet dhe programet, investimet kapitale, përkrahja e bizneseve dhe shoqërisë civile si dhe proceset e avancimit të politikave strategjike që ka implementuar Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Gjithashtu u dakorduan për bashkëpunim në mes dy vendeve dhe për fushat në të cilat synojmë t’i forcojmë ato në funksion të avancimit të zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors