Zëvendësministri Tafarshiku u takua me përfaqësuesit e Bizneseve në Rajonin Perëndim

Në një takim të organizuar nga Agjencia e Zhvillimit Rajonal – Perëndim, Zëvendës Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku, u takua me përfaqësues të bizneseve që operojnë në rajonin perëndimor të Kosovës.

Gjatë takimit, ai prezantoi arritjet, sfidat dhe përparimin në realizimin e objektivave zhvillimore të Ministrisë, me një fokus të veçantë mbi mbështetjen financiare për ndërmarrjet vendase.

Përgjatë periudhës 2021-2024, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka ndarë 7 milionë euro në formë grantesh, prej të cilave kanë përfituar më shumë se 900 ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Drejtori i AZHR Perëndim, Sokol Luta, prezantoi kriteret e skemës së granteve dhe dëgjoi komentet nga përfaqësuesit e bizneseve.

Kjo mbështetje nga Ministria e Zhvillimit Rajonal vlerësohet si një faktor kyç për stabilitetin, zgjerimin dhe zhvillimin e sektorit privat në rajon.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors