Zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal znj. Magbule Shkodra, ka realizuar udhëtim zyrtarë, në Washington D.C. të SHBA-ve

Zëvendësministrja znj. Shkodra, në këtë konferencë, informoi të gjithë pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të botës, se Republika e Kosovës, si shteti më i ri, këtë vit ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit të saj nga forcat serbe, ndaljen e represionit, vrasjeve dhe spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit.

Poashtu, zëvendësministrja znj. Shkodra, ndër të tjera ka theksuar se, të gjitha komunitetet në Kosovë, kanë të drejta dhe përfaqësim të garantuar kushtetues, në të gjitha institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Mëtutje, ajo ka shprehur mirënjohje dhe falënderim, për të gjitha shtetet që kanë mbështetur lirinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës!

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors