Zv.Ministri z.Ali Tafarshiku vizitoi Komunën e Novobërdës

Më datë 26.08.2024 Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku vizitoi komunën e Novobërdës ku u takuan me nënkryetarin e komunës z. z. Bajrush Ymeri

Në këtë takim u prezantua thirrja publike për projekte kapitale PZHR2025 e cila pritet të hapet në muajin shtator. Zv. Ministri Tafarshiku shprehi gatishmërinë që në emër të MZHR-të përkrah komunën e Novobërdës me projekte që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik.

Po ashtu u prezantua potenciali turistik i këtij vendi që po bëhet çdo ditë e më shumë destinacion për investime të reja dhe për vizitor të jashtëm si dhe u vizitua fshati Makresh, fshat në të cilin veprojnë shumë biznese të cilat promovojnë turizmin në pjesën më të bukur të kësaj komune.

Z. Ymeri falënderoi MZHR për vizitën dhe gadishmërinë për bashkëpunim si dhe shprehu falënderimet për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar komunës së Novobërdës.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors