Në Konferencën në fjalë, u potencuan rezultatet e arritura të Unicef-it, me programe që kanë ofruar punë praktike për mbi 500 vajza dhe djem të rinj si pjesë e iniciativës GenU – iniciativë për Ballkanin Perëndimor për të rritur përvojën profesionale të të rinjve në Kosovë – vetëm përgjatë pandemisë me COVID-19. Vlen të theksohet se kjo iniciativë do të vazhdoj edhe në vitin 2021, përmes bashkëpunimit të MZHR-së, dhe Unicef-it, me mundësi më shumë për të rinjtë dhe të rejat e Kosovës.

