Divizioni i Burimeve Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore:

  • Mbështet dhe ofron këshilla për udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit dhe/ose titullarin e institucionit për fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore;
  • Udhëheq, planifikon, mbikëqyr dhe koordinon punët e njësive organizative në të gjitha aktivitetet e njësisë së burimeve njerëzore dhe siguron funksionim efikas;
  •  Siguron dhe ushtron kompetenca në përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë në funksion të zbatimit të legjislacionit, dokumenteve, kërkesave, procedurave, standardeve për institucionin në fushën e burimeve njerëzore;
  • Përgatit planin vjetor dhe planin afatmesëm të personelit, në pajtim me procesin e planifikimit buxhetor të institucionit;
  • Ndihmon njësitë përkatëse për përgatitjen e përshkrimit të vendeve të punës, klasifikimin dhe sistematizimin e tyre;
  • Zhvillon i procedurat për pranim në shërbimin civil sipas legjislacionit në fuqi;
  • Siguron zbatimin e procedurave të vlerësimit të rezultateve në punë, pushimet, trajnimet, vijueshmërinë në punë, procedurat disiplinore, pezullimin e marrëdhënies së punës, përfundimin e marrëdhënies së punës-lirimin nga shërbimi civil, pensionimin e parakohshëm, vërtetimet, statistikat e të punësuarve në bazë të akteve ligjore në fuqi;
  • Administrimi i dosjeve të personelit (dosje individuale) të institucionit dhe vendosja e të gjitha të dhënave, proceseve dhe procedurave në sistemin elektronik (SIMBNJ);
  • Administrimi i pagave, kompensimet në pagë, shpërblimet, shtesat në pagë të nëpunësve;
  • Përgatitja e raportit vjetor dhe planit të punës për menaxhimin e burimeve njerëzore;
  •  Kryen edhe detyra të tjera në kuadër të mandatit ligjor.

Udhëheqësi i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

 

Kontaktet

Emine Hoti

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors