Në këtë takim, u diskutua lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e dy institucioneve në kontekst të administrimit të ndihmës shtetërore, legjislacionin në fuqi që rregullon këtë fushë, buxhetin vjetor dhe kriteret e aplikura për përzgjedhje të përfituesve të skemave për zhvillim rajonal të balancuar, si dhe krijimin e bashkëpunimit të nevojshëm në të ardhmen: MZHR – DNSH.
MZHR, përmes përfaqësuesve të saj në këtë takim, paraqiti gatishmerinë dhe vullnetin për të bashkëpunuar me Departamentin për Ndihmë Shtetërore (DNSH), lidhur me të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që i takojnë mbi bazën e legjislacionit në fuqi.