Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Rahovecit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024

Ministri i Ministrisë se Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, më datë 26 Shkurt 2024 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Rahovecit në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024 për projekte të investimeve kapitale.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

– “Ndërtimi i Ballkonit Panoramik mbi qytetin e Rahovecit"

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors