Në kuadër të projektit YENI, Ministria e Zhvillimit Rajonal(MZHR) në partneritet me Caritasin Zviceran në Kosovë angazhuan Anëtarët e Jurisë Vlerësues të edicionit të dytë për Çmimin Mjedisor “Dervish Rozhaja”- 2024.

Çmimi Mjedisor për Shkolla “Dervish Rozhaja”.- U lansua fillimisht në vitin 2023 dhe të drejtë për aplikim kanë pasur vetëm shkollat përfituese të projektit YENI, ndërsa në këtë edicion të drejtë aplikimi kanë patuar të gjitha shkollat e mesme të larta të Kosovës.

Qëllimi kryesor i tij është t’i fuqizojë të rinjtë e Kosovës për të vepruar në çështjet mjedisore dhe ndryshimet klimatike duke inkurajuar një qëndrim më të përgjegjshëm dhe më pro aktiv, si dhe përfshirjen direkt të tyre në zbatimin e projekteve konkrete të vogla mjedisore dhe klimatike në shkollat e tyre.

Projekt-idetë janë vlerësuar në bazë të kritereve si: Rëndësia, Ndikimi mjedisor, Qëndrueshmëria, Inovacion dhe Oferta financiare/Buxheti

Juria vlerësuese u përbë nga: Dr. Isa Elezaj (Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”), M.Sc. Shani Hamitaga (Ministria e Zhvillimit Rajonal), Dr. Lumta Dida (OJQ Climate Aëareness Association), Dr. Sami Behrami (Agjencioni per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës) dhe PhD cand. Fjollë Caka (Projekti YENI, Caritasi Zviceran në Kosovë.

Pas analizës së çdo projekti veç e veç, Juria Vlerësuese është përcaktuar për projektet përfituese të bëhen publike në datën më 13 qershor në organizimin e ceremonisë, për të cilat do të njoftohen paraprakisht nga zyra e Caritasit Zviceran.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors