Departamenti për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit ër Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal janë:
Kontribuon në bashkërendimin e aktiviteteve për përkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe rigjenerimit të vendeve të reja të punës, me ministritë e linjes, komunat, Agjencitë/Qendrat përgjegjëse për zhvillim rajonal si dhe akterët tjerë;
Bashkëpunon me ministritë e linjes, komunat, agjencitë për zhvillim rajonal si dhe akterët tjerë, për përkrahjen dhe promovimin e bizneseve;
Përgatitë, koordinon dhe siguron zbatimin e planit vjetor të zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve për zhvillim rajonal nga kategoria e investimeve kapitale dhe subvencione dhe trasnfere për komunat, bizneset dhe OSHC-të;
Harton dhe zbaton programet për zhvillim rajonal të balancuar sipas kategorive buxhetore: investime kapitale dhe subvencione dhe transfere;
Menaxhon dhe implementon projekte nga kategoritë buxhetore: investime kapitale dhe subvencione dhe transfere për të ofruar zhvillim socio-ekonomik rajonal të balancuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe bën promovimin e tyre;
Harton udhëzuesit për kriteret e financimit, monitorimit, dhe impementimit të projekteve zhvillimore dhe të njëjtat i publikon/promovon;
Harton raporte vjetore lidhur me programet dhe iniciativat e zhvillimit rajonal.
Drejtori i Departamentit për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon: