Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrime Evropiane janë si vijon:
Ofron mbështetje ne bashkerendimin e aktiviteteve per procesin e Integrimeve Evropiane.
Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit për zbatimin e Planit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit;
Monitoron zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e PKZMSA-së dhe raporton tek institucionet relevante;
Koordinon asistencën e IPA-së, dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multilaterale për aktivitetet e ministrisë, dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e ministrisë;
Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve;
Ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquis communautaire, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PKZMSA integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë;
Ofron mbështetje në organizimin dhe në mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e ministrisë.
Udhëheqësi i Divizionit për Integrime Evropiane raporton tek Drejtori i Departamentit për Integrime Evrpiane dhe Koordinim të Politikave.