Divizioni për Koordinim të Politikave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave janë si vijon:

  • Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike  të ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë mes tyre dhe me dokumentet tjera qeveritare;
  • Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e koncept-dokumenteve për legjislacion;
  • Siguron  koordinimin  e  procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor;
  • Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e Planit Vjetor të Punës, duke  siguruar  harmonizimin  e  tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet   tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante;
  • Ofron  mbështetje  për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë;

Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave raporton tek Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors