Në kuadër të implementimit të projektit OJQ
“Instituti cilësor për hulumtim, analiza dhe trajnime –
ICHAT” , me datë 26 Gusht 2021 organizoi trajnimin – Zhvillimi socio-ekonomik i
qëndrueshëm.
Ministria e Zhvillimit Rajonal në vitin 2021 ka mbështetur 32
Organizata të Shoqërisë Civile, njëra prej tyre është
OJQ “INSTITUTI CILËSOR PËR HULUMTIME, ANALIZA DHE TRAJNIME –
ICHAT”, qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti
është ngritja dhe zhvillimi i aftësive të personave të
papunë si dhe krijimi i profilit profesional të tyre përmes trajnimeve.
Në implementimin e projektit të financuar nga MZHR mori pjesë
z.Agon Dobruna – Zëvendës Minister, i cili theksoi që Ministria e
Zhvillimit Rajonal çdo vit është e përkushtuar të
përkrah organizatat e shoqërisë civile me projekte që kanë
për qëllim avancimin e zhvillimit socio–ekonomik rajonal të balancuar,
tutje z.Dobruna citoi që ngritja e kapaciteteve dhe përgatitja e të ringjeve
për tregun e punës është një prej prioriteteve të
MZHR-së, OJQ ICHAT i urojmë suksese në këtë projekt si dhe
të gjithë pjesëmarrësve suksese në të
ardhmen.
Në këtë aktivitet morën pjesë
Zëvendës Ministri i MZHR-së z.Agon Dobruna, z. Bali Muharremaj –
Kryetar i Komunës së Suharekës, si dhe zyrtarët e
MZHR-së të cilët janë në monitorim të
OJQ-ve.


