Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Enis Kervan mbajti nje takim ne platformen online me Ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Philip S. Kosnett

 Ambasadori Kosnett u shpreh se ka besim ne Ministrine e Zhvillimit Rajonal se do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Louay Samouie, zevendes drejtor i Departamentit të Zhvillimit Ekonomik të USAID-it i cili ishte prezent në takim, gjithashtu theksoi nevojën për identifikimin e saktë të nevojave dhe ndermarrjen e veprimeve të duhura në përputhje me këto nevoja në mënyrë të tejkalimit të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Ministri Kervan falënderoi SH.B.A. për mbështetjen e saj në shumë fusha dhe theksoi se mbështetja e institucioneve Amerikane është e rëndësishme në azhurnimin dhe zbatimin e strategjisë së ministrisë për balancimin e zhvillimit socio-ekonomik midis rajoneve në Kosovë. Duke theksuar se mbështetja e ministrisë për bizneset do të vazhdojë gjate mbajtjës së ritmitë me normalizimin e ri që doli si rezultat i pandemisë duke zbatuar masat e nevojshme,ministri tha se ministria do të vazhdojë punën e saj edhe me tej.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors