Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan priti në takim e nënkryetarin e kuvendit si dhe grupit parlamentar 6+.

Ky takim kishte për qëllim diskutimin e orientimeve strategjike të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal si dhe synimet për avancimin e zhvillimit socio-ekonomik të balancuar në Kosovë. Ministri z.Kervan kërkojë bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme nga palët prezente për të përmbushë gjitha objektivat dhe synimet e MZHR-së.

Ndërsa, nënkryetari i kuvendit z.Damka si dhe përfaqësuesit tjerë të grupit parlamentar 6+ uruan ministrin z.Kervan për detyrën e pranuar si Minister i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, si dhe u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin me qëllim të avancimit të zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors