Me përkrahje edhe të Ambasadës së Kosovës në Berlin, Sekretari i Përgjithshëm po realizon takime me përfaqësues institucional dhe të fushës së biznesit të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë Forum, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe shqyrtimit të mundësive për realizimin e bashkëpunimeve në të ardhmen.
Ndër të tjera, Sekretari i Përgjithshëm e ka në agjendë edhe takimin me Ambasadorin e Kosovës në Berlin z. Beqë Cufaj, si dhe takime me biznesmen dhe shoqata të bizneseve shqiptare në Gjermani.




