MZHR mban punëtorinë për prezantimin e të arriturave të vitit 2019 dhe për finalizimin e Draft – Planit të Punës për vitin 2020

Fillimisht, Ministri Demiri falënderojë të gjithë punonjësit e Ministrisë për bashkëpunimin dhe angazhimin e lartë të realizuar gjatë vitit 2019. I njëjti, theksoj se si Ministër gjithnjë ka qenë i gatshëm të përkrah dhe punojë me stafin civil në arritjen sa më të lartë të objektivave të Ministrisë, në avancimin e zhvillimit rajonal të balancuar në Kosovë.

Punëtoria në fjalë, u realizua mbi bazën e një agjende të ngjeshur, e përbërë me detyra për të gjithë stafin pjesëmarrës, ku secili udhëheqës i divizionit dhe drejtorë, patën për detyrë të prezantojnë aktivitetet e realizuara nga njësitë e tyre gjatë vitit 2019 dhe draft – planin e punës për vitin 2020.

Të arriturat dhe vështirësitë e vitit 2019 dhe Draft i Planit të Punës së vitit 2020, u diskutuan dhe shqyrtuan në hollësi nga stafi, ku u përgatiten edhe përfundimet dhe konkluzionet e kësaj punëtorie nga Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.

Në fund, si punëtore e dalluar e vitit 2019 dhe të cilës i’u nda mirënjohje nga MZHR, ishte znj. Erza Haraqia, Zyrtare Certifikuese në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors