MZHR prezanton “Treguesit për monitorimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë”

Me këtë rast, MZHR prezantoj përmbajtën e dokumentit dhe qëllimin të cilin synon ta arrijë, listën e treguesve, si dhe hapat që do të realizojë në vijim në funksion të zhvillimit të sistemit për matjen e përformncës rajonale në Kosovë. Pjesëmarrësit në takim, paraqiten komentet e tyre lidhur me përmbajtjen e dokumentit, burimet e informacioneve të cilat i kanë në dispozicion nga fushat përkatëse, si dhe vullnetin për te bashkëpunuar në vazhdimësi me MZHR-në lidhur me krijimin dhe funksionalizimin e një sistemi efikas të matjes së përformancës rajonale.

Pjesëmarrësit, u pajtuan me qëllimin që synon ta arrijë MZHR përmes përcaktimit të këtyre treguesve, në kuptim të pasqyrimit të saktë të gjitha zhvillimeve sociale dhe ekonomike në nivel lokal dhe rajonal, e të cilat pastaj do të ju shërbenin Institucioneve të nivelit lokal dhe qendror si burime të vlefshme të informacionit, në procesin e planifikimit të politikave investuese për vitet në vijim.

Ministria e Zhvillimit Rajonal, u zotua se do të mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me ministri të linjës, Agjencinë e statistikave të Kosovës, të gjitha komunat, AZHR-të, si dhe me meknizma tjerë përkrahës siç është edhe Instituti KLGI, të zhvillojë politika dhe dokumente që do të ndikojnë në zhvillimin social dhe ekonomik rajonal të balancuar në Kosovë.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors