MZHR viziton edhe Zonën Ekonomike “Parku Industrial në Shirokë” Suharekë

Në kuadër të kësaj zone, ishte një numër i konsiderueshëm i bizneseve funksionale dhe me këtë rast përfaqësuesit e MZHR-së dhe të atyre bizneseve, diskutuan në përgjithësi lidhur me vështirësitë dhe mangësitë e funksionimit të tyre në kuadër të zonës, si dhe nevojat që kanë si biznese për përkrahje nga institucionet në të ardhmen. Përfaqësuesit e MZHR-së dhe të bizneseve plotësuan edhe disa pyetësorë, me pyetje që ndërlidhen me kushtet e të bërit biznes në kuadër të zonës, nevojat dhe vizionet e tyre për zhvillim të kapaciteteve në të ardhmen.

Marrë parasysh mandatin ligjor dhe të dhënat e siguruara nga vizitat e realizuara në zonat ekonomike, MZHR mbetet e përkushtuar që në koordinim me MTI-në, në vazhdimësi të përkrah funksionimin dhe zhvillimin e zonave ekonomike dhe konkretisht bizneseve që funksionojnë në kuadër të tyre.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors