Përfaqësuesit e MZHR-së dhe Institutit KLGI prezantuan aktivitet e planifikuara për vitin 2019 dhe mbi bazën e planifikimeve të gjashtë (6) mujorit të parë 2019, ata u dakorduan për fillimin e organizimit të dy takimeve që ndërlidhen me hartimin e Strategjisë për Zhvillim Rajonal 2019 – 2029.
Gjithashtu, të njëjtit u dakorduan që mbi bazën e kapaciteteve dhe mundësive me të cilat disponojnë, ditëve në vijim të përgatisin një plan të përbashkët të bashkëpunimit, për hartimin dhe finalizimin edhe të dokumenteve tjera të MZHR-së, që ndërlidhen me avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar.