Andaj, MZHR edhe këtë vit do të vazhdoj fuqishëm përkrahjen për komunat e Republikës së Kosovës, theksoi zëvendës Ministri Raci, i cili shprehu bindjen se mes nivelit qendror dhe lokal duhet thelluar bashkëpunimi si mënyrë efektive për t’u ngritur perspektiva dhe mirëqenia e qytetarëve të vendit.
Kryetari i Komunës së Skenderajit z. Bekim Jashari, falenderoi Zëvendës Ministrin e Zhvillimit Rajonal z. Esat Raci, për vizitën dhe për bashkëpunimin e treguar deri më tani ku theksoi se do të vazhdojnë bashkëpunimet mes nivelit lokal dhe qendror, për t’u rritur sukseset e përbashkëta në të mirë të zhvillimit dhe progresit.
