Ministri Kervan dhe kryetari komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi inauguruan fillimet e punimeve të këtij projekti të financuara nga MZHR (në vlerë prej 30.000 euro) dhe të bashkë – financuara nga Komuna e Rahovecit. Të njëjtit, e vlerësuan këtë projekt si të qëlluar për plotësimin e nevojave të qytetarëve të këtyre lokaliteteve, si dhe bënë thirrje ndaj implementimeve dhe organeve mbikëqyrëse, që punimet të realizohen në përpikëri sipas obligimeve të parapara, pa vonesa dhe me fikasitet të plotë.
Kryetari i Komunës Rahovecit z.Smajl Latifi falënderoi ministrin Kervan, për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme që MZHR po jep ndaj komunave në përgjithësi.






