Qëllimi i takimit ishte diskutimi për modalitetet e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit rajonal, takim ky i realizua në kuadër të takimit përgatitor ndërmjet palëve, para mbledhjes së radhës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në këtë takim ishte: z.Besim Kamberaj – Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal, si dhe z.Blerim Hasani – Drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio – Ekonomike Rajonale.

