Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal Eldis Abazi merr pjesë në Komisionin ndërministror për Investime Strategjik, ku u shqyrtuan dhe miratuan disa kërkesa të investitorëve strategjik

Vendimi u mor pas interpretimit ligjor nga Zyra ligjore e MTI-së, e cila ka konstatuar se komisioni mund t`i vazhdojë procedurat.

Ministri Krasniqi, në cilësinë e kryesuesit, theksoi se janë shtuar edhe katër investitorë potencialë për investime strategjike, të cilët i plotësojnë kushtet teknike, të kërkuara në bazë të ligjit për investime strategjike.

Ministri theksoi se kërkesat investitorëve potencial do të shqyrtohen javën e ardhshme, duke theksuar se shifra e investimeve të tyre arrin në 300 milionë euro.

Po ashtu, u votua unanimisht Grupi Operacional për shqyrtimin e kërkesës së kompanisë “MOXIKO-LUMA KOSOVO LLC”.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors