Ministri Kervan dhe kryetari komunës së Shtimes z.Naim Ismajli vizituan vendin ku po vazhdojnë punimet të këtij projekti të financuara nga MZHR (në vlerë prej 60,000.00 €) dhe të bashkë – financuara nga Komuna e Shtimes.
Ministri Kervan theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal e vlerësoi këtë projekt si të qëlluar i cili do ti hapë rrugë zhvillimit lokal, zhvillim të turizmit, krijim të kushteve më të favorshme për argëtim dhe zhvillim të sportit, si dhe kushte me të mira për argëtimin e fëmijëve të komunës në fjalë.
Kryetari i Komunës së Shtimes z.Naim Ismaili falënderoi ministrin Kervan, për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme nga MZHR, i cili theksoi që implementimi dhe punimet e projektit do të realizohen në përpikëri dhe efikasitet të plotë.



