Ministri Kervan, vlerësoje lartë angazhimin e z. Qerimi dhe profesionalizimin e treguar gjatë punës së deritanishme në MZHR, ku fal angazhimit dhe përkushtimit të z. Qerimi, MZHR ka arritur një nivel të lartë të funksionimit. Për fund, Ministri Kervan në emër të gjithë stafit i urojë z. Qerimi shëndet dhe suksese te vazhdueshme në karrierë.
Z. Qerimi, falënderojë Ministrin z. Enis Kervan dhe gjithë kolegët për bashkëpunimin e sinqertë dhe sukseset e arritura bashkërisht. I njëjti, porositi stafin e MZHR-së që të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe seriozitet të lartë, me bashkëpunim dhe respekt për njëri tjetrin.

