Ministri Enis Kervan vizitoi Komunën e Dragashit

Ministri z.Kervan dhe kryetari së Dragashit z.Shaban Shabani vizituan vendin ku po vazhdojnë punimet të këtij projekti të financuara nga MZHR (në vlerë prej 50,000.00 €) dhe të bashkë – financuara nga Komuna e Dragashit. Ky projekt do të përfshijë të gjitha fshatrat e komunës së Dragashit me ndërtimin e gjithsejtë 50 verandave turistike nga druri.

Ministri z.Kervan theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal e vlerësoi këtë projekt si të qëlluar i cili do ti hapë rrugë zhvillimit turistik ku me ndërtimin e verandave turistike nga druri do ju krijohen kushte relaksi dhe pushimi kalimtareve të rastit gjatë 4(katër) stinëve të vitit.

Kryetari i Komunës së Dragashit z.Shaban Shabani falënderoi ministrin z.Kervan, për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme nga MZHR, i cili theksoi që me finalizimin e projektit do të krijohen kushte dhe atraksion për turistët.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors