MZHR – BERZH mbajnë takimin e radhës në kuadër të thirrjes “Know-How” me udhëheqësit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës

Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe  plani i  përbashkët i veprimit në vazhdën e takimeve të përbashkëta që po realizohen në mes MZHR-së dhe BERZH-it, në kuadër të akademisë  "Know-How", e cila  është një platformë informative ku sipërmarrësit mund të përftojnë këshilla praktike, përfshirë edhe materiale trajnimi apo konsulencë mbi menaxhimin e krizës, nga ekspertë ndërkombëtarë të industrisë, ku mund t’i bashkohen forumeve të diskutimit me homologë të vendeve të tjera.

Në ketë takim u përfshinë aktivitete që hyjnë në funksion të ngritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, dhe si rrjedhoje e diskutimit doli konkluzion që me krijimin e kushteve të lirimit të  masave nga pandemia të organizohen takime punuese dhe sesione informues në mes Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe AZHR-ve gjithnjë në mbështetje të MZHR-së dhe BERZH-it.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin: z. Besim Kamberaj – zv.Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Znj.Leonora Kusari – BERZH si dhe udhëheqësit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, konkretisht niveli më i lartë i kësaj Organizate dhe atë Drejtori Ekzekutiv z.Astrit Panxha dhe z.Vllaznim Osmani- Sekretari Gjeneral.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors